Transmetuar më 08-03-2026, 15:50

Debatet dhe akuzat mes banoreve në një spektakël televiziv kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Edisa dhe Brikena janë përfshirë në një diskutim të tensionuar, ku nuk kanë munguar akuzat dhe kundërpërgjigjet mes tyre.

Në debat është përfshirë edhe Mateo, i cili ka qenë i pranishëm gjatë diskutimit dhe ka ndërhyrë në bisedën mes dy banoreve.

Gjatë debatit, Edisa i është drejtuar Brikenës me këto fjalë: “Je vajzë me botë, e formuar, ji vetvetja. Njerëzit duan njerëz të vërtetë. Nuk ka asnjë perfekt; pse duhet të dalësh ti si perfektja?”

Nga ana e saj, Brikena është përgjigjur duke theksuar: “Nuk e kam thënë kurrë që jam perfekte.”

Debati ka vijuar me akuza të tjera, ku Edisa ka shtuar se sjellja e Brikenës brenda shtëpisë nuk përfaqëson atë që ajo është jashtë saj.

“Ti e di që kjo nuk është Brikena. Brikena është shumë më mirë se kaq. Kjo është një Brikenë ‘fake’ që po i tregon publikut këtë version. Brikena jashtë është pa komplekse”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, Brikena i është kundërpërgjigjur duke vënë në dyshim njohjen që Edisa pretendon të ketë për të jashtë spektaklit: “Ku e ke njohur ti Brikenën jashtë që thua se është pa komplekse? E njeh gjë ti?”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit