

Elbasan, 8 mars 2026 – Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. L., 18 vjeç, pasi u kap me lëndë narkotike.
Ngjarja ndodhi më 7 mars 2026, rreth orës 23:45, gjatë një kontrolli fizik në lagjen “28 Nëntori”, në vendin e quajtur “Lulishtja 1 Maj”. Policia i gjeti të ndara në doza sasi lënde të dyshuar të llojit kokainë, e cila dyshohet të ishte për shpërndarje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






