Transmetuar më 08-03-2026, 12:36

"Lubia, 25 vjet mëkate me Ramën, nga bashkia në qeveri", Berishës nuk i del e keqja me Belindën

Kryetari demokrat Sali Berisha tha sot në një aktivitet enkas për 8 marsin, se mëkatarja më e madhe e Ramës është padyshim Belinda Balluku që pak ditë më parë e shkarkoi nga postet e larta në qeveri.

Berisha tha se Rama ka vendosur ta dekriminalizojë vjedhjen e qytetarëve nga pushtetarët dhe shtoi:

"Ajo që shihni ju si në aparencë si betejë midis Lubi Ballukut dhe gjyqësorit, jo. Është midis Edi Ramës, ju garantoj unë ju. Ajo është mëkatare, shumë, sepse ka 25 vite që i shërben si asistente në vjedhje e tij, edhe në bashki dhe kudo".

Megjithatë Berisha ende beson se vjedhjet e mëdha i ka bërë Edi Rama duke shpjeguar idenë e tij:

"Ligjet po i ndryshon për vete. Ndaj dhe në kilometrin e fundit kërkohet forca e grave, energjia e tyre, guximi i tyre, vendosmëria e tyre. Ne jemi në një provë të vërtetë.

Ne kemi patur dallgën jo në anën tonë, por ne jemi vetë dallga. Ne u provuam se ne jemi dallga dhe si e tillë ne, ne do t’u tregojmë, do t’i tregojmë vendin dhe këtij regjimi. Nuk ka të ardhme.

Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, këtë kryengritje paqësore me të cilën ne kemi, do të dënojmë për në kalendat e historisë, regjimin më të keq që kanë patur shqiptarët në tërë historinë e tyre", tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit