

Tiranë, 8 mars 2026 – Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përgëzoi gratë shqiptare me rastin e Dita Ndërkombëtare e Gruas, duke theksuar se ato përbëjnë një rol kyç në opozitën shqiptare dhe në Partinë Demokratike.
Në një aktivitet të organizuar me gra dhe vajza demokrate, Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin e tyre në jetën politike dhe shoqërore.
“Dua të shpreh një mirënjohje të pakufishme ndaj të gjitha grave dhe vajzave demokrate, të cilat me guximin dhe qëndresën e tyre janë fibra kryesore e opozitës shqiptare dhe e Partisë Demokratike”, deklaroi ai.
Berisha u shpreh se kontributi i grave në shoqëri është i shumëfishtë, duke theksuar se ato përballen njëkohësisht me përgjegjësitë profesionale dhe ato familjare.
Sipas tij, në Shqipëri dhe në mbarë botën roli dhe aftësitë e grave janë gjithnjë e më të dukshme, ndërsa theksoi se barazia gjinore mbetet një sfidë e rëndësishme për shoqërinë.
Ai e cilësoi patriarkinë si një nga pengesat kryesore për të drejtat e grave dhe theksoi se lufta kundër saj është një nga betejat më të rëndësishme për barazi dhe dinjitet.
“Pa vendosur barazinë mes burrit dhe gruas, shoqëria nuk mund të jetë një shoqëri e drejtë dhe e bazuar në parime dhe ideale të larta njerëzore”, tha Berisha.
Në përfundim, ai shtoi se gratë dhe vajzat në Shqipëri janë ndër më të prekura nga vështirësitë sociale dhe ekonomike, duke theksuar se mbështetja ndaj tyre mbetet një nga objektivat kryesore të Partia Demokratike e Shqipërisë.
Sali Berisha:
Mirdita dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, nderimet më të mëdha për ju, zonja dhe zonjusha të pranishme në këtë sallë, për demokratët dhe demokratët, për demokratët kudo që ndodhen sot, por dhe për të gjitha gratë shqiptare. Ju uroj gëzuar këtë ditë, e cila në fakt, tek Albana e tha bukur, nuk është gjë tjetër veçse njëra nga ditët e vitit në të cilën ju meritoni nderim të përditshëm, të për orëshëm.
Dua të shpreh një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të gjitha grave dhe motrave, vajzave demokrate, të cilat me ndihmesën, me guximin, me qëndresën e tyre, janë fibra kryesore e opozitës shqiptare dhe e Partisë Demokratike.
Kontributi i juaj, kontributi i gruas shqiptare është i shumëfishtë krahasuar me kontributin e burrave, djemve dhe ky është një realitet sot.
Sot, në Shqipëri dhe mbarë botën, epërsia intelektuale e vajzave dhe e grave është definitivisht e konfirmuar. Sot në Shqipëri dhe në mbarë botën, eficenca e tyre është definitivisht e konfirmuar.
Hoxha: Gratë shumicë në Trupën tonë Diplomatike, formësojnë angazhimin e Shqipërisë me botën Sot, dhe kjo ka qenë gjithnjë, kontributi i tyre në zhvillimin e një shoqërie ka qenë rreth dy herë më i madh sesa i burrave, sepse ju përballeni në 24 orë me punën në profesionet tuaja, por përballeni dhe me punën në familjet tuaja, e cila është një kontribut real për të gjithë shoqërinë dhe një kontribut thelbësor në nga atë çka një shoqëri krijon, të mirat që krijon.
Në këtë kuadër, detyrimet ndaj jush janë të pakufishme. Përsëri, nuk dua të harrojmë se muri i patriarkisë është dhunuesi më kryesor i të drejtave të njeriut kudo në botë, në Shqipëri, por kudo në botë.
Beteja kundër këtij muri është beteja më fisnike, është beteja më e rëndësishme e njeriut për barazi, për dinjitet, për të drejta njeriu. Ky mur 5000 vjeçar nuk shembet në dekada. Ky mur duhet shembur dhe gratë, vajzat, të gjithë ata të cilët besojnë se në forcën e jashtëzakonshme dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm në familje dhe shoqëri, duhet të bëjnë gjithçka që këtë mur ta zvogëlojnë çdo ditë e më shumë.
Ju garantoj se beteja me këtë mur ka qenë dhe mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm, ndër objektivat më kryesorë të Partisë Demokratike.
Pa vendosur barazinë midis burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës, nënës dhe babait, shoqëria s’mund të jetë kurrë një shoqëri e drejtë, një shoqëri e parimeve dhe e idealeve të larta njerëzore.
Por, në Shqipëri sot, ajo që përballet më shumë me të gjitha të këqijat e këtij regjimi është nëna, motra, gruaja dhe vajza. Ky është realiteti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






