

Uashington, 14 qershor 2026 – Luftëtari francez i MMA-së, Ciryl Gane, do të përballet me brazilianin Alex Pereira në një event të veçantë të organizuar nga Ultimate Fighting Championship (UFC) në Shtëpia e Bardhë, në kuadër të festimit të 80-vjetorit të lindjes së presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas njoftimit të presidentit të UFC-së, Dana White, përballja mes Gane dhe Pereira do të zhvillohet për titullin e përkohshëm botëror në kategorinë e peshave të rënda.
Në eventin kryesor të mbrëmjes do të përballen spanjolli Ilia Topuria dhe amerikani Justin Gaethje për titullin e peshave të lehta.
Aktualisht titulli i peshave të rënda mbahet nga britaniku Tom Aspinall. Ai u përball me Gane në tetor të vitit të kaluar, por ndeshja u ndërpre në raundin e parë pas një dëmtimi aksidental në sy të kampionit.
Në vend të një revanshi me Aspinall, Gane do të përballet me Pereiran, i cili ka vendosur të ngjitet në një kategori më të lartë peshe pasi hoqi dorë nga titulli i tij i mëparshëm.
Pereira, 38 vjeç, ka një rekord prej 13 fitoresh dhe 3 humbjesh, ndërsa Gane, 35 vjeç, numëron 13 fitore dhe 2 humbje në UFC.
Presidenti amerikan Donald Trump është i njohur si një mbështetës i madh i sporteve të arteve marciale të përziera (MMA) dhe ka marrë pjesë shpesh në evente të UFC-së gjatë viteve. Organizimi i këtij eventi në Shtëpinë e Bardhë pritet të jetë një nga ngjarjet më të veçanta sportive të vitit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






