Transmetuar më 08-03-2026, 10:08

Ngjarja e pazakontë në Tiranë merr kthesë të papritur, policia zbulon autorin e dyshuar pas hetimeve

Policia e Tiranës ka përfunduar operacionin policor të koduar “Fire Trail”, duke zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, ku një automjet u përfshi nga flakët gjatë natës.

Sipas njoftimit zyrtar, është identifikuar dhe është vënë në pranga një 28-vjeçar, i dyshuar se ka shkaktuar djegien e një automjeti në pronësi të një 26-vjeçareje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të datës 6 mars 2026, në rrugën “Theodhori Bej” në Tiranë. Automjeti tip “Peugeot”, në pronësi të shtetases M. T., është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit.

Menjëherë pas njoftimit për rastin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë nisur veprimet hetimore dhe operative për të identifikuar personin përgjegjës dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Si rezultat i hetimeve të shpejta të kryera në kuadër të operacionit “Fire Trail”, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit L. H., 28 vjeç, banues në Tiranë. Sipas dyshimeve paraprake, ai e ka kryer këtë veprim për motive të dobëta, që lidhen me një konflikt të mëparshëm me një familjar të 26-vjeçares.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit