

Sulmuesi argjentinas shënoi golinin e tij të 899-të në ndeshjen kundër DC United.
Leo Messi, në moshën 38-vjeçare, vazhdon të shtojë rekordin e tij mbresëlënës. Të shtunën në mbrëmje, në ndeshjen e Inter Miami kundër DC United, argjentinasi shënoi golin e tij të 899-të në 1.139 ndeshje, një më pak se 900.
Goli u realizua me një top të bukur mbi portier, duke dyfishuar epërsinë e ekipit të Javier Mascherano para pjesës së parë (0-2). Gol i parë i ndeshjes u shënua nga bashkëkombësi i tij, Rodrigo de Paul, në minutën e 17-të.
Në total, Messi ka shënuar:
672 gola për Barcelona
115 gola për Argjentinë
32 gola për Paris Saint-Germain
79 gola për Inter Miami
Një arritje absolutisht e pabesueshme.
Duke pasur parasysh formën e tij të shkëlqyer — tre gola në dy ndeshjet e para të sezonit të MLS — duket e pamundur që Messi të mos arrijë së shpejti shifrën e 900 golave.
Sezonin e kaluar ai shënoi 43 herë dhe dha 25 asiste, shifra këto të arritshme vetëm nga elita e futbollit botëror. Leo Messi është vetëm një hap larg nga një tjetër kapitull historik në karrierën e tij.
Silvetti. Messi. 2-0.
Pure class from Miami in Baltimore. 😍 pic.twitter.com/9IpJdGyPUi
— Major League Soccer (@MLS) March 7, 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






