

Kjo e diel do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të paraqitet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa herë pas here priten edhe kthjellime, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat veriore të vendit.
Reshjet e shiut pritet të nisin që në orët e para të ditës, kryesisht në zonat qendrore dhe jugore, me intensitet të ulët dhe karakter të herëpashershëm. Në jug të vendit, gjatë orëve të mesditës, reshjet mund të shfaqen edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Ndërkohë, në zonat veriore reshjet do të jenë më të pakta, kryesisht të izoluara dhe në formë pikash shiu, ndërsa në relievet e larta malore mund të ketë reshje të lehta.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë.
Ndërsa në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte relativisht të qeta për lundrimin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






