

Një stuhi e fuqishme përfshiu disa shtete të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Autoritetet raportuan se katër persona humbën jetën në Michigan dhe dy të tjerë në Oklahoma. Tornadoja shkaktoi dëme kolosale, duke rrëzuar pemë, linja elektrike dhe çati shtëpish, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për të ndihmuar banorët e prekur.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se moti i keq mund të vazhdojë përgjatë fundjavës, duke përfshirë stuhitë dhe përmbytjet deri në Teksas. Për shkak të stuhisë, ka pasur ndërprerje energjie dhe mbyllje rrugësh.
Guvernatorja e Michiganit shpalli emergjencë shtetërore për qarqet më të rrezikuara dhe deklaroi:
“Ne po punojmë me ekipet e emergjencës për të monitoruar situatën dhe për të koordinuar burimet për ata që u prekën.”
Ndërkohë, Guvernatori i Oklahomës shpalli gjendje të jashtëzakonshme në disa qarqe për të siguruar mbështetjen e nevojshme për banorët pas stuhive.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






