

Enver Bytyçi, profesor dhe ekspert i politikës ndërkombëtare, deklaroi këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania se Richard Grenell, ish-diplomati amerikan, vepron në interes të Serbisë dhe lobon kundër Kosovës.
Bytyçi komentoi reagimet e Grenell lidhur me ngërçin kushtetues në Kosovë për moszgjedhjen e Presidentit të Republikës, duke theksuar se:
“Kur flet Grenell, ka folur Vuçiç, nuk kam asnjë koment tjetër. Në mënyrë kategorike ai paguhet dhe është në borderonë e Beogradit për të lobuar kundër Kosovës dhe pro Serbisë. Kur e kam lexuar, kam menduar se kjo ka ndodhur me një regji të këtyre eksponentëve. Asgjë nuk ndodh rastësisht.”
Deklarata e Bytyçit ngre shqetësime mbi ndikimin e aktorëve të jashtëm në proceset politike të Kosovës dhe mbi rolin e Grenell në këto zhvillime.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






