

Konflikti në Lindja e Mesme ka ndikuar ndjeshëm në tregun e udhëtimeve nga Shqipëria. Rezervimet për Dubai, një nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve, janë pezulluar, ndërsa agjencitë turistike raportojnë shtyrje dhe anulime të fluturimeve.
Aurela Baholli, nga një agjenci turistike, shpjegon se mbyllja e Dubait ka efekt zinxhir mbi industrinë e udhëtimeve, pasi qyteti shërben si destinacion për pushime dhe si pikë tranziti drejt Lindjes së Mesme dhe Azisë. Për momentin, fluturimet janë shumë të kufizuara dhe agjencitë po përdorin linja alternative për të kthyer klientët.
Në tre muajt mars–prill–maj janë kryer rreth 1,000 rezervime, por disa janë anuluar. Në total, mbi 20,000 udhëtime drejt Lindjes së Mesme janë anuluar që nga nisja e konfliktit.
“Fluturimet nga dhe drejt Dubait janë të pezulluara. Për klientët që kanë udhëtuar, kompanitë ajrore mbulojnë kostot shtesë përmes rimbursimeve ose riskedulimeve. Paqartësia për kohëzgjatjen e sulmeve ka sjellë hezitime dhe Dubai nuk është më në krye të listës së destinacioneve për pushime”, deklaroi Baholli.
Situata ka detyruar shumë shqiptarë të rishikojnë destinacionet për pushimet, duke zgjedhur vende më të sigurta dhe të qeta për udhëtime.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






