

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë zbuluar një spyware të ri, të quajtur “Coruna”, i cili mund të marrë kontrollin e iPhone në mënyrë të fshehtë, duke vjedhur informacion të ndjeshëm dhe duke rrezikuar privatësinë e përdoruesve.
Ky mjet u identifikua për herë të parë nga studiuesit e Google Threat Intelligence Group (GTIG), të cilët e monitoruan që nga viti 2025. Firma e sigurisë iVerify spekulon se Coruna mund të ketë lindur fillimisht si një mjet survejimi i qeverisë amerikane, që më pas u rrjedh dhe u përdor në sulme kibernetike.
Spyware-i mund të sulmojë pajisje me iOS nga vitit 2019 deri në fund të 2023. Paketa e Coruna përmban mbi 20 dobësi sigurie, të cilat mund të shfrytëzohen për të depërtuar në telefon, duke lejuar hakerat të anashkalojnë mbrojtjet e brendshme.
Sulmet kryhen kryesisht përmes Safari dhe aktivizohen kur përdoruesi klikon një lidhje të dëmshme. Pasi aktivizohet, spyware mund të aksesojë mesazhe, fotografi, shënime dhe të dhëna financiare, përfshirë llogari bankare dhe fraza rikuperimi për kriptomonedha. Në disa raste, Coruna mund të shkarkojë edhe module shtesë për të sulmuar portofolët digjitalë dhe aplikacionet financiare.
Historikisht, spyware-i është përdorur nga grupe inteligjence të huaja dhe hakerë kinezë, duke shpërndarë mjetin përmes faqeve të rreme dhe platformave të kriptomonedhave.
Ekspertët theksojnë se ky rrezik tregon se kërcënimet mobile po evoluojnë shpejt, ndërsa iPhone-t, dikur të konsideruar të sigurta, janë bërë më të prekshme ndaj sulmeve të sofistikuara.
Për t’u mbrojtur, përdoruesit duhet të përditësojnë menjëherë pajisjet në versionet më të fundit të iOS, të cilat përfshijnë korrigjime për dobësitë që shfrytëzon Coruna. Për ata që nuk mund të përditësojnë menjëherë, ekspertët rekomandojnë aktivizimin e Lockdown Mode, një veçori sigurie që pengon sulmet e avancuara.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






