Transmetuar më 07-03-2026, 22:08

Debatet mes banoreve të Big Brother VIP Albania, Edisa dhe Brikena Xhafa, vijojnë të jenë ndër më të komentuarat brenda shtëpisë.

Gjatë spektaklit të së shtunës, Edisa akuzoi Brikenën se po shtiret dhe se përpiqet të krijojë një imazh të rremë para publikut.

“Këtu e pashë ndryshe nga jashtë. Ka mbajtur këtë rolin ‘miss-paqja’ dhe ‘miss-nderi’. Nuk më përputhet zëri me figurën. Brikena bën sikur preket, derdh edhe ndonjë lot, por është ajo që sulmon më shumë femrat. Tallet dhe bullizon femrat. Ke ardhur këtu për t’u dalë ëndrra e çdo vjehrre, unë të paktën jam e vërtetë”, u shpreh Edisa.

Nga ana tjetër, Brikena reagoi duke thënë se disa nga veprimet e saj janë pjesë e lojës dhe se provokimet janë bërë në këtë kuadër.

“Sa për gjestin, unë jam tip që kam gjestikulacione. Nuk shaj kurrë dhe nuk ia kam bërë kurrë asnjë djali dhe asnjë vajze. Për të tjerat, jemi në lojë dhe ia kam hedhur ndonjë provokim”, tha ajo.

Debatit iu bashkua edhe banori Mateo Veshaj, i cili deklaroi se, sipas tij, qëndrimi i Edisës ndaj Brikenës lidhet me xhelozinë.

“Ka një xhelozi të theksuar ndaj Brikenës”, u shpreh Mateo gjatë diskutimit në spektakël.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit