Transmetuar më 07-03-2026, 21:18

Një person ka humbur jetën në Dubai pasi mbetjet e një rakete të interceptuar ranë mbi një automjet në zonën Al Barsha. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale përmes një deklarate të Dubai Media Office.

Sipas autoriteteve, raketa ishte neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por fragmentet e saj ranë mbi një automjet, duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Ngjarja ndodh në një moment tensionesh të larta në rajon, pasi Irani ka vijuar sulmet ndaj Emiratet e Bashkuara Arabe, pavarësisht deklaratës së presidentit iranian Masoud Pezeshkian, i cili kishte premtuar se nuk do të kishte më goditje ndaj vendeve të Gjirit Persik.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës apo rrethanat e plota të incidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit