

ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një shqiptar në Perugia. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi u kap me tre kilogramë kokainë të ndarë në 343 doza të mbyllura me nxehtësi.
Ndërhyrja u krye ditën e djeshme në Ankona, afër Piazza Rosselli ku policia bllokoi makinën e tij dhe më pasi vijoj me kontrollin e plotë të saj. Kontrolli bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e menjëhershëm të 25 mbështjellësve të kokainës.
Kontrollet e mëvonshme çuan në zbulimin e vendfshehjes kryesore të drogës. Mediat italiane shkruajnë se u zbuluane 274 doza kokainë, të cilat ishin varrosur pranë një rruge provinciale në territorin e Monsano. Më pas policia kontrolli edhe banesën e shqiptarit, ku arriti të gjente përsëri doza kokaine.
Gjatë kontrollit u gjetën 44 mbështjellës të tjerë të kokainës, material për paketimin e dozave dhe rreth 7000 euro para në dorë, që besohet të jenë të ardhura nga tregtia e drogës. Shqiptari është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Montacuto, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






