

Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Beniada Nishani, ka konfirmuar se prej disa kohësh është në një lidhje të re dashurie.
Në një deklaratë për mediat, Nishani foli hapur për jetën e saj sentimentale, duke theksuar se po kalon një periudhë shumë të mirë në planin personal.
Ajo nuk dha detaje të shumta për partnerin, por zbuloi se bëhet fjalë për një burrë italian, me të cilin njihet prej vitesh.
“Nuk jam ‘single’. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër, por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr dhe të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare”, u shpreh modelja.
Ajo sqaroi se partneri i saj është i huaj dhe se lidhja mes tyre ka lindur natyrshëm, pas një miqësie të gjatë.
“Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur”, tha Nishani, duke theksuar se po e shijon këtë periudhë pa presion.
Modelja shtoi gjithashtu se i përket një mentaliteti tradicional dhe se marrëdhënia e tyre është ndërtuar gradualisht ndër vite.
“Njihemi prej kohësh, kemi qenë shokë prej vitesh. Pastaj ai mori guximin. Jam tradicionale shqiptare dhe besoj se gjërat kur merren me pozitivitet, ecin më mbarë”, u shpreh ajo.
Deklarata e saj ka ngjallur interes te publiku, i cili prej kohësh ka ndjekur me kuriozitet jetën personale të Beniada Nishani.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






