Transmetuar më 07-03-2026, 18:57

Drejtuesi i Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Klodjan Braho, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, ku thekson se institucioni që ai drejton do të vijojë luftën kundër krimit të organizuar.

Në reagimin e tij, Braho nënvizon se SPAK mbetet e angazhuar për të goditur me forcën e ligjit jo vetëm grupet kriminale, por edhe çdo zyrtar publik që bashkëpunon ose lehtëson veprimtarinë e tyre.

Sipas tij, puna e strukturës së posaçme do të vazhdojë me të njëjtin intensitet për të ndëshkuar çdo lidhje mes krimit të organizuar dhe funksionarëve të administratës publike.

“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar”, shkruan Braho në mesazhin e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit