

Tensionet vijojnë të jenë të pranishme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku dy nga banorët, Selin dhe Rogert, janë përfshirë sërish në një debat të fortë.
Edhe këtë të shtunë, përplasja mes tyre ka qenë e ashpër dhe e shoqëruar me akuza dhe ironi. Shkak për debat është bërë përmendja e këngëtarit Miri, pjesë e grupit West Side Family.
Gjatë diskutimit, Rogerti u shpreh se Miri është figura kryesore që ndikon në lojën e Selinit, ndërsa kjo e fundit reagoi menjëherë duke kundërshtuar deklaratën e tij.
Pjesë nga debati në shtëpi
Selin: “Ej, zari drejtoje nga vetja jote, jo nga unë. Gishtin përpara gojës dhe drejto zarin tënd, jo mua.”
Rogerti: “Ja kush ta mbyll ty gojën.”
Selin: “Gishtin mbaje te dora. Me mua jo.”
Rogerti: “Palim total në lojë, palim total si njeri.”
Në një moment të debatit, Rogerti deklaroi se Miri është “Zoti i lojës” për Selinin, duke iu referuar ndikimit të tij në strategjinë e saj.
Ndërkohë, Selin reagoi duke thënë se brenda shtëpisë ai nuk përfaqëson imazhin e artistit.
Selin: “Ai këtu brenda është Miri ‘ordiner family’, sepse ka bërë një familje ordinerash duke përfshirë ty, Juelën dhe Artanin.”
Debatet mes banorëve kanë qenë të shpeshta gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shtuar tensionet dhe rivalitetin mes konkurrentëve ndërsa gara për çmimin e madh vazhdon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






