

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në radhët e mazhorancës janë bashkuar edhe figura që më parë kanë qenë pjesë e Partia Demokratike e Shqipërisë. Komenti i tij erdhi gjatë një komunikimi me qytetarët në Prrenjas, ku ai ironizoi protestat e opozitës.
Rama u shpreh se vendi do të vijojë përpara dhe se shumë demokratë po i bashkohen qeverisë.
“Shqipëria nuk kthehet më mbrapa, do ta çojmë përpara me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën. Rrugën do ta hapim ne dhe nuk janë pak. Drejtuesja e Agjencisë së Rinisë ka qenë udhëheqëse e rinisë së PD-së dhe thotë: ‘Ku paskam qenë?’ Pse, a nuk e sheh që është mes njerëzish dhe jo mes qorrash?”, tha Rama.
Deklarata e kryeministrit vjen pak kohë pasi ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Dashnor Sula, u emërua kryeinspektor në qeverinë e mandatit të katërt të Ramës. Kush është drejtoresha e Agjencisë së Rinisë?
Drejtoresha aktuale e Agjencia Kombëtare e Rinisë është Sara Bodo. Sipas të dhënave zyrtare të institucionit, ajo është emëruar në këtë detyrë në tetor të vitit 2025.
Në vitin 2021, Bodo u prezantua si kryetare e Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Vlorë dhe në atë kohë ishte mbështetëse e ish-kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha.
Në njoftimin zyrtar për emërimin e saj, Agjencia thekson se Bodo ka një formim akademik në Itali dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe përvojë në sektorin publik dhe privat.
Sipas institucionit, ajo pritet të sjellë një vizion të ri në zhvillimin e politikave rinore dhe në forcimin e rolit të të rinjve në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






