Transmetuar më 07-03-2026, 15:54

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Vlorë, në segmentin që lidh autostradën Vlorë–Fier me rrugën Transballkanike, pranë paraburgimit të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më poshtë, pranë një kanali anësor.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale në automjete.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit