

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në vend ka shënuar rritje të ndjeshme ditët e fundit, duke arritur deri në 185 lekë për litër, si pasojë e tensioneve gjeopolitike dhe luftës në Lindjen e Mesme, që ka ndikuar në rritjen e çmimeve ndërkombëtare të naftës.
Sipas vëzhgimeve në terren, operatorët kryesorë të karburanteve në Tiranë kanë shënuar çmime midis 182 dhe 185 lekë për litër, nga 168–175 lekë që ishte niveli para nisjes së konfliktit. Benzina ka shënuar gjithashtu rritje, duke arritur deri në 188 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit varion midis 57 dhe 62 lekë për litër.
Ekspertët shpjegojnë se kjo rritje lidhet me pasigurinë në furnizim dhe transportin e karburanteve, që ka ndikuar drejtpërdrejt në bursat globale të naftës.
Rritja e çmimeve ka sjellë reagime edhe nga autoritetet e tregut. Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve për të vlerësuar lëvizjet e çmimeve në pikat e shitjes me pakicë dhe ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë në kostot për konsumatorët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






