Transmetuar më 07-03-2026, 14:16

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili ka çuar në lëshimin e 7 urdhër-arresteve dhe në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale në Vlorë.

Sipas hetimeve, përveç vrasjes së Gentian Qarri, është zbardhur edhe atentati ndaj Bledar Birçaj, i cili u ekzekutua në vitin 2021.

Si ndodhi atentati

Ngjarja ndodhi më 11 maj 2021.

Birçaj u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në automjetin e tij BMW X5.

Atentati ndodhi në zonën e njohur si Bishti i Kalldrëmit.

Në drejtim të mjetit u qëllua më shumë se 10 herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Në kohën kur ndodhi krimi, autorët nuk u identifikuan, ndërsa pista kryesore e hetimit lidhej me konflikte të mundshme në Spanjë, ku Birçaj kishte qëndruar për një periudhë dhe ishte kthyer në Shqipëri rreth një muaj para vrasjes.

E kaluara e viktimës

Emri i Birçajt nuk ishte i panjohur për policinë.

Në vitin 2011 ai ishte arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke qëndruar 45 ditë në arrest me burg.

Në vitin 2010, ai dhe vëllai i tij u përfshinë në një ngjarje dhune ndaj një juristi të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Birçaj rezultonte gjithashtu pronar i një biznesi në Vlorë.

Hetimet e SPAK pritet të hedhin më shumë dritë edhe mbi lidhjet e mundshme të kësaj vrasjeje me atentate të tjera kriminale në qytetin bregdetar, si dhe mbi konfliktet mes grupeve kriminale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit