

Policia e Korçës ka arrestuar Bujar Rizvani, 59 vjeç, banues në qytet, pas një tentative vrasjeje ndaj një 60-vjeçari në lagjen nr. 6 të Korçës.
Sipas Policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, Rizvani ka tentuar të godasë disa herë viktimën me thikë, duke i shkaktuar disa dëmtime trupore. Viktima u dërgua në spital për trajtim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore dhe shqyrtimi i pamjeve filmike, u konstatua qartë përfshirja e Rizvanit në këtë ngjarje. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestruar mjetin prerës, thikën e përdorur gjatë sulmit.
Materialet procedurale janë referuar tashmë Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia bën apel për ruajtjen e qetësisë dhe për njoftimin e çdo konflikti të mundshëm për të parandaluar tragjedi të tjera në komunitet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






