Transmetuar më 07-03-2026, 11:53

Bilanci i aksidentit rrugor të ndodhur disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra në Itali ka rënduar, pasi ka ndërruar jetë edhe një tjetër qytetar shqiptar.

Në spitalin Villa Sofia të Palermos, ka ndërruar jetë Tili Pilinci, 39 vjeç, i cili po drejtonte makinën që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta. Përplasja kishte marrë jetën menjëherë të riut tjetër shqiptar, Flori Topalli, 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjet, citon LASICILIA.

Mjekët bënë gjithçka për të shpëtuar Pilincin, por zemra e tij ndali së rrahuri në mbrëmjen e së hënës. Të lënduarit e tjerë nga ky aksident dramatik ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Automjeti që u përplas me kamionin ishte i mbushur me qytetarë shqiptarë të moshës 24–39 vjeç, të cilët ndodheshin në Itali si punëtorë sezonalë në fushat e Agrigentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit