Transmetuar më 07-03-2026, 10:14

Sot po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Durrës. Procesi i votimit ka nisur normalisht në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 18:00, në ambientet e degës së partisë në qytet.

Fillimisht në garë ishin dy kandidatë, Adrian Gashi dhe Alban Zhiti, ndërsa anëtarësia e partisë është ftuar të marrë pjesë në procesin e votimit.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme Alban Zhiti ka njoftuar tërheqjen nga gara, duke lënë si kandidat të vetëm Adrian Gashi.

Zgjedhjet zhvillohen pasi ish-kryetari i degës së PD në Durrës, Ardian Muka, ka dhënë dorëheqjen rreth një muaj e gjysmë më parë.

Adrian Gashi, i cili pritet të marrë drejtimin e degës së PD në Durrës, është me profesion oficer gjyqësor dhe gjithashtu lektor në Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit