Transmetuar më 07-03-2026, 10:12

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministria e Industrisë, Sipërmarrjes, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), ka zhvilluar sot një aksion të gjerë inspektues në tërë Kosovë për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës.

Sipas komunikatës për media nga MINT, aksioni u realizua në bashkëpunim me Administratën Tatimore, Doganën dhe Autoritetin e Konkurrencës, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, sigurimin e konkurrencës së ndershme dhe transparencën në treg. Veprimet u bazuan në vendimin e ministres Mimoza Kusari-Lila për rregullimin e përkohshëm të çmimeve të derivateve.

Aksioni përfshiu mbi 25 operatorë ekonomikë në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë tregtarët e produkteve të naftës për përdorim në transport. Inspektorati veproi në koordinim të ngushtë me Doganën, Administratën Tatimore dhe Autoritetin e Konkurrencës për të siguruar efektivitet dhe koordinim të veprimeve.

MINT njofton se monitorimi i tregut do të vazhdojë në mënyrë të vazhdueshme për të luftuar informalitetin, për të eliminuar praktikat e padrejta tregtare dhe për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Çdo shkelje e kërkesave ligjore do të ndiqet me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit