

Kompania ajrore ‘Emirates’ ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve drejt dhe nga Dubai deri në një njoftim të dytë.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, kompania u ka kërkuar pasagjerëve të mos paraqiten në aeroport deri në një përditësim të ri.
“Ju lutemi mos shkoni në aeroport”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve, duke sqaruar se masa është marrë për sigurinë e pasagjerëve, stafit të aeroportit dhe ekuipazheve të linjave ajrore për shkak të lufftës në Lindjen e Mesme.
Autoritetet bëjnë thirrje që udhëtarët të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






