Transmetuar më 07-03-2026, 08:40

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me operacionin e zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas burimeve nga hetimi, pas pesë vitesh është zbardhur vrasja e Gentian Qarri, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Viktima u ekzekutua me breshëri arme zjarri tip kallashnikov.

Në kuadër të këtij operacioni, autoritetet kanë lëshuar urdhër-arreste për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrulla.

Operacioni është zhvilluar nga forcat speciale të RENEA, të cilat kanë kryer kontrolle në disa zona të qytetit. Hetimet vijojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit