Transmetuar më 07-03-2026, 08:07

Një aksion i befasishëm i forcave speciale është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Operacioni është realizuar nga efektivët e RENEA, të cilët kanë ndërhyrë në terren në kuadër të një kontrolli të gjerë sigurie.

Sipas informacioneve paraprake, në aksion janë angazhuar rreth 40 efektivë të forcave speciale dhe rreth 10 mjete, përfshirë edhe mjete të blinduara. Operacioni është monitoruar edhe nga ajri përmes përdorimit të një droni, i cili ka kontrolluar zonën për të ndihmuar në koordinimin e veprimeve në terren.

Burime paraprake bëjnë të ditur se ndërhyrja është pjesë e një operacioni më të gjerë policor, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen publike nga autoritetet në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit