Transmetuar më 06-03-2026, 22:48

Ajetja, motra e Gëzimit (Gimbo), ka folur në emisionin “Goca & Gra” për dasmën që Gimbo dhe Selin organizuan mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ajo tregoi se çifti duket shumë i bukur dhe se familja e mbështet plotësisht rrugëtimin e tyre dhe marrëdhënien e ndërtuar brenda lojës. “Në sytë e Gimbos dhe Selin shoh një marrëdhënie që mund të vazhdojë edhe jashtë shtëpisë,” tha Ajetja.

Motra shtoi se dasma ishte një moment i bukur brenda BBV dhe reflektoi traditat kosovare përmes veshjeve dhe muzikës kombëtare. Ajo theksoi gjithashtu se familja ende nuk ka komunikuar me prindërit e Selinit dhe se do të presin zhvillimet e ardhshme jashtë shtëpisë për të parë rrugëtimin e çiftit.

“Unë si motër e Gëzimit, duke e njohur dhe parë, shoh lumturinë edhe të Selin, dhe mendoj se dasma do të zgjasë edhe jashtë. Ne gjithmonë e mbështesim,” përfundoi ajo.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit