

Atmosfera festive e dasmës së improvizuar mes Gimbo dhe Selin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania tërhoqi vëmendjen e publikut, por një tjetër banor, Miri, u bë qendra e komenteve për sjelljen e tërhequr dhe fytyrën e ngrysur, që u interpretuan si shenja xhelozie.
Në kulmin e thashethemeve për ndjenjat e mundshme të Mirit ndaj Selinit, bashkëshortja e tij vendosi të reagojë përmes rrjetit social InstaStory. Ajo publikoi një foto të Mirit nga shtëpia, duke e shoqëruar me dedikimin: “Ylli i botës ti”.
Ky postim shihet si mbështetje e fortë publike ndaj partnerit të saj dhe një përgjigje ndaj spekulimeve që qarkullonin për ndjenjat e tij brenda shtëpisë. Bashkëshortja duket të ketë dëshiruar të tregojë se marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë është e fortë dhe e pandikuar nga dinamika e lojës brenda shtëpisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






