Transmetuar më 06-03-2026, 22:27

Tiranë, 6 mars 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka drejtuar një takim të shtabit të posaçëm me ekipin drejtues dhe ambasadorët e Shqipërisë në Lindja e Mesme, për të ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në rajon.

Në fokus të diskutimeve ishte gjendja e qytetarëve shqiptarë përballë përshkallëzimit të tensioneve ushtarake. Hoxha theksoi në rrjetin social X se “siguria dhe mirëqenia e shtetasve shqiptarë mbeten përparësi absolute”.

Përfaqësitë diplomatike shqiptare janë në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke ofruar informacion, këshillim dhe asistencë për këdo që ka nevojë. Shtabi i posaçëm i ngritur në Ministri dhe ekipi drejtues janë në gatishmëri të plotë për të marrë çdo masë të nevojshme sipas zhvillimeve në vendet e prekura.

“Strukturat e Shërbimit të Jashtëm, në bashkëpunim me institucionet e tjera, po ndjekin çdo zhvillim me vëmendje maksimale, duke qenë pranë qytetarëve tanë dhe duke u siguruar që ata të marrin mbështetje të menjëhershme,” shkruan ministri Hoxha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit