

Irani reagoi sot pasi autoritetet në Azerbajxhan, vend aleat i Rusisë, kërkuan shpjegime nga Teherani dhe ndjesë prej tyre për dronin që u rrëzua në tokën azere.
"Nëse Teherani kishte ndërmend të sulmonte Azerbajxhanin, nuk do ta bënte këtë me një dron të vogël", tha një zyrtar i cituar nga mediat turke.
Reagimi erdhi pas sulmit me dron në Aeroportin e Nakhçivanit, ku Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha: "Ata njerëz të pandershëm që kryen këtë akt terrori kundër nesh do të pendohen.
Ata nuk duhet ta vënë në provë forcën tonë. Ata që u përpoqën të vinin në provë forcën tonë u thyen nga ‘Grushti i Hekurt’.
Kjo deklaratë ka të ngjarë të përshkallëzojë tensionet. Ndaj një burim i lartë i sigurisë iraniane deklaroi se nëse Teherani kishte ndërmend të sulmonte Azerbajxhanin, nuk do ta bënte këtë me një dron të vogël.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






