

Debatet në shtëpinë e spektaklit televiziv Big Brother VIP Albania kanë vijuar edhe pas ceremonisë së dasmës mes banorëve Selin dhe Gimbo, duke sjellë një përplasje të fortë mes Selin dhe Juela.
Debati ka nisur mëngjesin e sotëm në dhomën e grimit, ku banoret po përgatiteshin për të nisur ditën. Ngacmimet e Juelës ndaj Selin u kthyen shpejt në një debat të ashpër, ndërsa ajo vuri në dyshim sjelljen e nuses gjatë ceremonisë së një nate më parë.
Teksa Selin përpiqej të sqaronte situatën dhe t’i kërkonte shpjegime për komentet e saj, Juela lëshoi një deklaratë që shkaktoi reagime të forta mes banorëve.
“Puthe Gimbon duke menduar për Mirin”, i tha ajo Selinit, duke përmendur edhe emrin e Miri.
Deklarata e Juelës riktheu në qendër të vëmendjes raportin mes Selin dhe Mirit, duke nxitur diskutime të reja brenda shtëpisë dhe në rrjetet sociale për ndjenjat e saj, pavarësisht lidhjes me Gimbon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






