Transmetuar më 06-03-2026, 19:55

Teheran, 6 mars 2026

Irani ka paralajmëruar vendet evropiane të mos përfshihen në konfliktin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, duke theksuar se çdo shtet që merr pjesë në sulme kundër Teheranit do të konsiderohet objektiv legjitim për hakmarrje.

Në një intervistë për median franceze France 24, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, deklaroi se autoritetet iraniane kanë paralajmëruar tashmë vendet evropiane për pasojat e përfshirjes në konflikt.

“Ne i kemi informuar tashmë evropianët dhe të gjithë të tjerët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit”, tha ai.

Sipas Ravanchit, çdo vend që do të marrë pjesë në operacionet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit do të konsiderohet një objektiv legjitim për kundërpërgjigje nga Teherani.

Tensionet janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të nisura javën e kaluar nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj objektivave në Iran, të cilat, sipas raportimeve, kanë shkaktuar dëme në infrastrukturën ushtarake dhe institucione strategjike të vendit.

Nga këto sulme janë raportuar gjithashtu viktima mes zyrtarëve të lartë iranianë, përfshirë edhe liderin suprem Ali Khamenei dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore dhe ushtarake.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit