Transmetuar më 06-03-2026, 18:41

Berlin, 6 mars 2026

Policia gjermane ka zbuluar një plantacion kanabisi në një ndërtesë në zonën e Kirchhorbis, në rajonin e Eichsfeld, duke arrestuar një shtetas shqiptar 43-vjeçar, i dyshuar për kultivim të paligjshëm të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit në objekt u gjet një ambient i pajisur në mënyrë profesionale për rritjen e kanabisit. Policia sekuestroi më shumë se 120 bimë kanabisi, disa prej të cilave mbi një metër të larta.

Operacioni u zhvillua nga hetuesit e departamentit të hetimit penal në Nordhausen, me mbështetjen e policisë së rendit të Thuringia dhe forcave speciale të Zyrës së Policisë Kriminale të këtij landi.

Sipas mediave gjermane, i dyshuari u paraqit para një gjyqtari një ditë pas arrestimit, i cili vendosi masën e paraburgimit ndaj tij.

Në të njëjtën kohë, policia kontrolloi edhe adresën e pronarëve të ndërtesës në një qytet të vogël në landin e Hesse, pranë Frankfurt am Main. Personat e gjetur në banesë nuk u arrestuan, ndërsa hetimet po vijojnë në koordinim me prokurorinë në Mühlhausen.

Autoritetet gjermane bëjnë me dije se vetëm gjatë muajit janar janë zbuluar edhe dy plantacione të tjera kanabisi në zonat e Eichsfeld dhe në rrethin e Sömmerda, raste që sipas hetimeve dyshohet të kenë lidhje me grupe kriminale shqiptare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit