

Tiranë – Fluksi i automjeteve është rritur ndjeshëm në aksin kombëtar Tiranë–Elbasan–Librazhd–Pogradec–Korçë, një nga rrugët kryesore që lidh kryeqytetin me Juglindjen e vendit.
Pas normalizimit të qarkullimit në segmentin e bllokuar, prej orës 15:00 të kësaj të premteje mijëra automjete janë nisur nga Tirana drejt zonave turistike si Pogradec dhe Korçë. Fluksi i shtuar në prag të fundjavës ka sjellë ngadalësim të qarkullimit dhe radhë kilometrike në disa segmente.
Situata paraqitet më e rënduar në zonën nga Tuneli i Krrabës drejt Dopajt dhe Hinkës së Shijonit, ku lëvizja e automjeteve është bërë e vështirë për shkak të volumit të madh të trafikut.
Trafiku pritet të mbetet i lartë gjatë gjithë fundjavës, pasi shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt destinacioneve turistike të Juglindjes. Ndërkohë, në drejtimin e kundërt qarkullimi paraqitet normal, ndërsa fluksi i madh pritet të rikthehet pasditen e së dielës me kthimin e pushuesve drejt Tiranë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






