

Tiranë – Big Brother VIP5 – Mëngjesi në shtëpinë e “Big Brother VIP5” nisi me momente të afërta mes Gimbos dhe Selinit, vetëm pak orë pas dasmës simbolike që ata zhvilluan një natë më parë brenda shtëpisë.
Dy banorët u zgjuan duke shkëmbyer përqafime dhe puthje, ndërsa atmosfera mes tyre dukej e qetë dhe romantike. Gimbo qëndronte pranë Selinit në shtrat dhe përpiqej ta zgjonte me përkëdhelje.
Momenti nuk kaloi pa komente nga Rogerti, i cili ironizoi situatën dhe i kujtoi çiftit dasmën e një nate më parë, duke pyetur pse nuk kishin fjetur në të njëjtin krevat.
“Gimbo, o Gimbo, pse nuk keni fjetur në një krevat sot?” – tha ai, ndërsa më pas aludoi edhe për aleanca brenda shtëpisë duke iu drejtuar Mateos: “Ti, Mateo, nuk je martuar, nuk presim sulm nga ti sot. A je aleat?”
Mateo reagoi shkurt: “Aleat i kujt?”, ndërsa Rogerti vijoi: “A je aleat i Selinit, se Gimbo nuk ekziston për momentin?”
Pavarësisht ironive, as Gimbo dhe as Selin nuk reaguan, duke zgjedhur të mos përfshihen në debat. Pas dasmës që u komentua shumë brenda shtëpisë, marrëdhënia mes tyre pritet të mbetet një nga temat kryesore të diskutimit mes banorëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






