

Raporti i mediave amerikane: Rusia dyshohet se ndihmon Iranin me informacione për objektivat e SHBA-së
Rusia po i ofron Iranit informacione të inteligjencës mbi vendndodhjen e forcave dhe aseteve ushtarake amerikane në kuadër të konfliktit në Lindjen e Mesme, sipas një raportimi të publikuar nga gazeta amerikane The Washington Post.
Sipas këtij raporti, Moska i ka dhënë Teheranit të dhëna për pozicionet e forcave amerikane, përfshirë anije luftarake dhe avionë, duke i mundësuar Iranit të kryejë sulme më të sakta ndaj objektivave të SHBA-së.
Gazeta citon tre zyrtarë që janë në dijeni të informacioneve të inteligjencës dhe që pretendojnë se Rusia ka ndarë disa lokacione të forcave amerikane që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën operacionet ushtarake kundër Iranit të shtunën e kaluar.
Sipas raportimit, këto informacione kanë ndihmuar Iranin të planifikojë dhe të kryejë sulme ndaj objektivave amerikane në Gjirin Persik dhe në zona të tjera strategjike të rajonit.
Derimë tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet ruse apo iraniane lidhur me këto pretendime të publikuara nga media amerikane.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






