Transmetuar më 06-03-2026, 14:49

Tiranë – Ndërsa prezantoi pasuesin e saj në krye të Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se nuk ka pasur dhe nuk ka lidhje me korrupsionin.

Ajo shtoi se ka zgjedhur të mos komentojë çështjet juridike, duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e lirë dhe e pavarur, ndërsa çdo çështje juridike duhet të ndjekë rrjedhën e saj sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

“Kam vendosur të mos analizoj, të mos flas dhe të mos anatemoj, por të jem konsistente në qëndrimin tim sa i takon drejtësisë. Besoj tek drejtësia e re, si produkt i reformës në drejtësi dhe i vizionit të qeverisë, që duhet të frymëzojë këtë vend. Nuk kam kundërshtarë politikë dhe nuk do të ndikoj në veprimet e saj,” deklaroi Balluku.

Ajo pohoi gjithashtu se nuk ka dy jahte, as dy helikopterë e as apartamente, duke shtuar:

“Unë bëj punën time, jam munduar ta bëj mirë, por as e kam penguar dhe as do ta pengoj drejtësinë. Po më bëhet gjyq publik.”

Deklaratat u bënë gjatë mbledhjes së parë të ministrave pas ndryshimeve në Qeveri, ku Balluku u përshëndet si Zëvendëskryeministre për herë të fundit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit