

Tiranë – Anëtarët e Partia Demokratike në Komisioni për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme i kanë kërkuar kryetarit të komisionit, Igli Hasani, thirrjen e një mbledhjeje urgjente për shkak të zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
Në kërkesën e dërguar në Kuvend, deputetët demokratë propozojnë gjithashtu organizimin e një seance dëgjimore me kryeministrin Edi Rama, më 9 mars 2026.
Sipas tyre, situata e përshkallëzuar në rajonin e Lindjes së Mesme kërkon informim dhe diskutim institucional në Kuvend lidhur me qëndrimin dhe angazhimet e Shqipërisë në këtë kontekst ndërkombëtar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






