Transmetuar më 06-03-2026, 13:51

Vlorë – Policia e Shtetit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas për dy raste të shkatërrimit të pronës me zjarr në qytetin e Vlorë.

Sipas policisë, bëhet fjalë për Francesko Isufaj, 27 vjeç, dhe Izom Shehaj, 34 vjeç.

Djegia e automjeteve

Hetimet treguan se 27-vjeçari Francesko Isufaj dyshohet se ka djegur më 2 mars dy automjete të parkuara në lagjen Pavarësia. Ai i ka vënë flakën:

Një automjeti tip “Benz”, në pronësi të I.A., 63 vjeç

Një automjeti tip “BMW”, në pronësi të E.R., 68 vjeç

Ngjarjet shkaktuan dëme materiale të konsiderueshme.

Djegia e biznesit

Ndërsa 34-vjeçari Izom Shehaj dyshohet se më 3 mars, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Isa Boletini”, ka djegur një dyqan në pronësi të P.R.

Procedurat ligjore

Materialet procedurale janë referuar në Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, ndërsa policia vijon kërkimin dhe procedimin e autorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit