Transmetuar më 06-03-2026, 13:06

Berisha paralajmëron protestë më 12: “Qytetarët do të kërkojnë vetëm një gjë: largimin e menjëhershëm të Ramës”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një protestë më 12 të këtij muaji para Parlamentit, duke deklaruar se qytetarët do të kërkojnë largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se koha e “diktatorëve” po përfundon dhe se shqiptarët do të japin përgjigjen e tyre përmes protestës.

Sipas tij, protesta e paralajmëruar është një reagim ndaj asaj që ai e cilësoi si shkelje të rënda dhe vendime të dëmshme për vendin nga qeveria.

“Data 12 është data e kryengritësve paqësorë shqiptarë, në të cilën ata do të mblidhen para parlamentit për të kërkuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se protesta do të ketë karakter paqësor dhe se, sipas tij, synimi kryesor është largimi i kryeministrit nga pushteti dhe rikthimi i votës së lirë tek qytetarët.

Berisha shtoi se situata politike në vend është kritike dhe se qytetarët janë më të vendosur se kurrë për të reaguar ndaj qeverisë.

Sipas tij, protesta e 12-ës do të ketë vetëm një objektiv: largimin e kryeministrit nga pushteti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit