

Tiranë – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me një fraksion të çështjes së Inceneratori i Elbasanit.
Sipas burimeve, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje apo mosdeklarim pasurie”.
Vendimi për mbylljen e hetimeve është komunikuar gjithashtu edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë dosje, mes tyre bashkëjetuesja e Ahmetajt, Erjola Hoxha, ish-bashkëshortja e tij Albina Mançka, si dhe shtetasit Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meçemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Hetimet për këtë pjesë të dosjes janë kryer nga prokurorët e posaçëm Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti.
Kjo çështje është trajtuar si një fraksion i veçantë që rrjedh nga hetimi i përgjithshëm për aferën e Inceneratori i Elbasanit. Pas përfundimit të hetimeve paraprake, pritet që dosja të kalojë në fazën e gjykimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






