Transmetuar më 06-03-2026, 11:00

Rreth orës 09:30 të mëngjesit, dy grupe nxënësish, njëri nga Mirdita dhe tjetri nga Shënavlashi, janë përfshirë në një përplasje fizike në shkollën e fshatit Shënavlash, në Durrës.

Sipas burimeve paraprake, konflikti ka nisur pas një grindjeje në Snapchat, e cila më pas është përshkallëzuar në shkollë.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar që situata të eskalonte më tej. Nga përplasja, një nxënës 15-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komisariati i Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Të gjitha procedurat po kryhen në drejtim të Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve, për të garantuar menaxhimin korrekt të situatës dhe mbrojtjen e të miturve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit