

Rreth orës 09:30 të mëngjesit, disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç janë përfshirë në një përplasje fizike në shkollën e fshatit Shënavlash, në Durrës.
Me ndërhyrjen e menjëhershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i situatës. Nga konflikti, një nxënës 15-vjeçar ka pësuar lëndime të lehta.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në shkollë dhe kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komisariati i Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Të gjitha veprimet po kryhen në drejtim të Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve, duke garantuar trajtimin e situatës sipas procedurave ligjore dhe mbrojtjen e të miturve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






