Transmetuar më 06-03-2026, 10:50

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Shënkoll–Rrilë, ku përplasja e fortë mes automjeteve ka shkaktuar dëme materiale dhe lëndime.

Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në anë të saj.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Forcat e rendit dhe grupet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të siguruar trafikun në zonë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit