Transmetuar më 06-03-2026, 08:55

Deklarata e Trump për luftën në Lindjen e Mesme: “Nuk ka nevojë për trupa tokësore”

Ndërsa përplasjet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të intensifikohen, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të re lidhur me mundësinë e një operacioni tokësor në Iran.

Trump tha se dërgimi i trupave tokësore amerikane në Iran në këtë fazë do të ishte “humbje kohe”.

Në një intervistë telefonike për rrjetin amerikan NBC që citon noa.al, Trump pretendoi se Irani tashmë ka pësuar humbje të mëdha në konflikt.

“Kjo është humbje kohe. Ata kanë humbur gjithçka. Kanë humbur flotën e tyre. Kanë humbur çdo gjë që mund të humbnin”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan reagoi edhe ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Iranit, Abbas Arakçi, i cili paralajmëroi se hyrja e trupave të huaja tokësore në Iran do të ishte katastrofë për forcat pushtuese.

Trump e minimizoi këtë deklaratë duke e quajtur “një koment të thënë kot”.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme po rriten dhe sulmet mes Iranit dhe Izraelit po vazhdojnë. Zhvillimet e fundit kanë rritur edhe debatet nëse konflikti mund të zgjerohet më tej në rajon.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit