Transmetuar më 06-03-2026, 09:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në vend.

Në një konferencë për media, Osmani deklaroi se vendimi vjen pasi përfaqësuesit e popullit vendosën një natë më parë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, u shpreh presidentja.

Ajo theksoi se, në përputhje me kompetencat e saj kushtetuese, ka marrë vendimin për shpërndarjen e parlamentit.

“Prandaj sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, deklaroi Osmani.

Me këtë vendim, Kosova hyn në një proces të ri zgjedhor, ndërsa institucionet pritet të ndjekin procedurat për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe organizimin e procesit elektoral.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit