Transmetuar më 06-03-2026, 08:47

SHBA publikon pamjet e sulmit ndaj një anijeje iraniane me dronë. Pamje të reja nga operacioni ushtarak: një anije gjigante përfshihet nga flakët

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka publikuar pamje nga një operacion ushtarak kundër një anijeje iraniane që përdorej për operacione me mjete ajrore pa pilot. Kjo është hera e parë që nga Lufta e Parë Botërore e përdorimit në masë të armatimit të rëndë për shkatërrim të plotë të marinës ushtarake të një shteti siç është angazhuar SHBA.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se sulmi është pjesë e operacionit të quajtur “Epic Fury”, një operacion ushtarak që synon objektiva detare të lidhura me forcat iraniane.

Sipas deklaratës së publikuar nga CENTCOM, pamjet tregojnë momentet pas goditjes së një anijeje që përdorej për operacione me dronë nga marina iraniane.

Zyrtarët amerikanë thanë se anija e goditur kishte përmasa të krahasueshme me një aeroplanmbajtëse të periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Në deklaratë u theksua gjithashtu se anija e goditur është përfshirë nga flakët pas sulmit.

“Anija aktualisht është në flakë. Forcat amerikane nuk po tërhiqen nga vendosmëria për të neutralizuar kapacitetet detare të Iranit”, thuhet në reagimin e Komandës Qendrore të SHBA-së.

Pamjet e publikuara nga ushtria amerikane tregojnë zhvillimet e fundit në përplasjet mes forcave të SHBA-së dhe Iranit, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të mbeten të larta.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit